Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Olta Xhaçkës: Fitimet e bashkëshortit të saj nuk burojnë nga pasuritë e shtetit


Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve po diskutohet lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës si deputete. Në këshill është dorëzuar një mocion për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka zgjedhur të përfaqësohet me avokatin e saj, Genci Çifligu.

Avokati tha se për këtë rast, Kushtetuesja nuk ka juridiksion mbi këtë çështje pasi kjo gjykatë sipas tij vihet në lëvizje vetëm kur ka dyshime se Xhaçka ka përfituar drejtpërdrejtë pasuri përmes shtetit ose pushtetit vendor.

“Kuvendi bën verifikimin përmes Këshillin e Mandavete për deputetin. Verifikohet momenti i marrjes së mandatit të deputetit, verifikohen dokumentacionet e paraqitura si dhe procedurat e ndjekura. Parashikohet se Kuvendi i drejtohet GJK kur pretendohet për papajtuesmëri të mandatit kur shihet një shkelje.

Pra kur deputeti kryen veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose pushtetit vendor dhe përfiton pasuri. Vetëm në këtë rast parashikohet të vendoset në lëvizje Gjykata Kushtetuese. E drejta e Kuvendsit për të kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë, nuk është e palimituar.

Deputeti nuk duhet të ushtrojë veprimtari përfituese. Që Kuvendi të kërkojë mbarimin e mandatit të deputetit, duhet që deputeti të ushtrojë vetë veprimtarinë përfituese, dhe jo përmes personave pranë tij. Rastet e parashikuara nuk hyjnë në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas provave, rezulton se deputetja Olta Xhaçka nuk ka përfituar asnjë pasuri shtetërore.”– tha avokati.

Çifligu tha se veprimtaria fitimprurëse e bashkëshortit të deputetes dhe ministres Xhaçka nuk rezulton të burojë nga pasuritë e shtetit ose të pushtetit vendor.

Pas sipas tij, nuk ka asnjë kontratë mes shoqërisë së bashkëshortit të saj dhe ndonjë institucioni publik.

“Në këtë kuptim nuk është shoqëria, kuotat e të cilës zotërohen nga bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka, ajo të cilës Këshilli i Ministrave me vendimin e tij nr 137 datë 2.3.2022 i ka njohur të drejtën e përdorimit, por është një subjekt tjetër të ketë përfituar  të drejtën e përdorimit të bregut të detit në këtë plazh.

Pra në rastin konkret veprimtaria fitimprurëse e bashkëshortit të deputetes nuk rezulton të burojë nga pasuritë e shtetit ose e pushtetit vendor. Jo vetëm që nuk ka kontratë apo nën kontratë mes shoqërisë dhe ndonjë institucioni publik, por referuar vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike të vitit 2021 nuk parashikohet të ketë as në te ardhmen asnjë marrëdhënie kontraktuale nga e cila ky subjekt mund të përfitojë pasuri publike.”– tha avokati.