Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Presidenti Meta vizitë te KMSH për “Kurban Bajramin”, mesazhi për qytetarët por dhe politikanët


Pas bashkëshortes së tij zonjës Monika Kryemadhi dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, edhe presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë sot për vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e Kurban Bajramit.

Në një prononcim për mediet ai i ka uruar familjet shqiptare në këtë ditë të shënuar.

“Është kënaqësi të uroj besimtarët myslimanë, në këtë ditë të rëndësishme që t’u shpërblehen të gjitha sakrificat e tyre.

Në këtë rast i uroj çdo familjeje shqiptare në mënyrë që këto sakrifica të jashtëzakonshme që bëjnë të shpërblehen me mirësi, begati dhe në një të ardhme më të mirë të familjes shqiptare, sidomos për fëmijët e tyre.”- uroi Kreu i Shtetit.

Gazetarët e pyetën edhe për një mesazh për politikanët, por Meta nuk preferoi t’i përfshinte ata sot.

Megjithatë ai dha një mesazh që ata të reflektojnë në mënyrë që të shtohet begatia dhe që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu.

“Sot është një ditë që nuk dua t’i përfshij politikanët dhe vendi ku jam nuk ma lejon këtë gjë dhe është e rëndësishme që politikanët sot të gjithë të reflektojnë në mënyrë që begatia, mirësia në familjet shqiptare dhe shoqërinë tonë të shtohet dhe që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu, pranë familjeve të tyre të lumtur.”- u përgjigj presidenti.