Vendosni fjalën kyçe....

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ngre alarmin: Ura e gurtë e Postenanit rrezikon të shembet


Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur alarmin se ura e gurtë e Postenanit në Leskovik rrezikon të shembet.

Në një postim në Facebook, ky forum thotë se janë njoftuar të gjithë autoritetet përkatëse, por ende nuk është bërë asgjë. Forumi nuk kursen as ironitë për ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro duke thënë se kjo urë mund të ketë fatin e urës së Zahorisë, të rrëzuar për dy thasë me çimento.

 “Ura e gurtë e Postenanit në Leskovik rrezikon të shembet !!!
E gjithë hierarkia e institucioneve të trashëgimisë është njoftuar nga autoritetet vendore, por ende nuk ka asnjë reagim. Nga dita në ditë rrezikon që dhe kjo urë të ketë fatin e urës së Zagorisë, të rrëzuar për dy thasë çimento që nuk i dilte hesapi ministres Kumbaro…”- thuhet në njoftim.