Vendosni fjalën kyçe....

Dy burrat bien në pus në Mallakastër, nxirren jashtë me shenja jete


Dy burra në fshatin Lofkënd në Mallkanstër duke pastruar pusin kanë rënë në brenda tij.

Forcat zjarrfikëse kanë mundur të nxjerrin me shenja jete shtetasit B.B 33vjeç dhe B.V 38-vjeç.

Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.