Duket se ka një ulje të rasteve të personave të infektuar me Covid-19, në krahasim me ditët e mëparshme. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raporton se në vendin tonë janë shënuar 192 raste të reja me koronavirus nga 561 testime të kryera në total.
Po ashtu sipas njoftimit të ministrisë, në orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e pandemisë.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë përsërit thirrjen për qytetarët që të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve.
NJOFTIMI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT:
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 192 qytetarë, në këto bashki:
124 në Tiranë, 13 në Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Lushnje, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, 5 në Gjirokastër, 4 në Gramsh, 3 në Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tepelenë, Skrapar, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Sarandë.
Janë 5,659 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,003 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 192
Të shëruar në 24 orë 563
Të shtruar në spitale 34
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 561
Testime totale 1,866,752
Raste pozitive 288,176
Raste të shëruara 279,003
Raste Aktive 5,659
Humbje jete 3,514
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,507
Fier 380
Durrës 357
Vlorë 328
Berat 219
Shkodër 196
Elbasan 195
Gjirokastër 164
Lezhë 130
Korçë 88
Dibër 66
Kukës 29