Vendosni fjalën kyçe....

Bayern Munich del duarbosh nga takimi me Juventus, nuk bien dakord për De Ligt


Bayern Munich ka objektiv kryesor të merkatos transferimin e Matthijs de Ligtit nga Juventusi.

Drejtori sportivi i kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic, ka udhëtuar drejt Torinos për të zhvilluar një takim me zyrtarët e klubit italian

Takimi është zhvilluar sot, por sipas gazetarit të afërt me klubin e Juventusit, Romeo Agresti, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Sipas tij, dy klubet janë ende larg në vlerësimet e tyre për mbrojtësin holandez, por që bisedimet do të vazhdojnë.

Më herët është raportuar se 22-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me “Bavarezët”.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Bayerni do të arrijë marrëveshje edhe me Juventusin për blerjen e ish-mbrojtësit të Ajaxit.

Ndryshe, Matthijs de Ligt me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.