Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Skandali i inceneratorëve do e rrëzojë qeverinë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në emisionin “Open” se skandali i inceneratorëve do e rrëzojë këtë qeveri.

Berisha tha se po bën gjithçka për të angazhuar qytetarët, për të rrëzuar qeverinë. Më tej Berisha tha se nëse do merrej i pandehur Ahmetaj dhe Rama qeveria do binte dhe do shkonte drejt zgjedhjeve.

Ky skandal do e rrëzojë qeverinë. Ky popull do e rrëzojë këtë qeverinë. Po bëjmë gjithçka për të angazhuar qytetarët. Të ndërgjegjësojmë qytetarët. Ky skandal do e djegë këtë qeverinë. Nuk e kalon dot këtë skandal pasi ka firmosur kontrata me negociata të mbyllura. Agaçi që mbushte baulet me të. Kjo nuk kalohet. Po e çojnë vendin drejt një pasigurie të jashtëzakonshme. Nëse ju lexoni aktakuzën që i bëjnë Lefter Kokës, thonë është bërë prokurim në kundërshtim me ligjet. Por meqënëse prokurimi është bërë me dijeni të Ramës, atëherë ata akuzohen për vepra të tjera. Nëse SPAK e merrte të pandehur Ahmetajn, Ramën, qeveria binte dhe shkoje drejt zgjedhjeve”-tha Berisha.