Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk kërkoj mbështetjen amerikane, padinë ndaj Blinken nuk e heq sa të jem gjallë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në emisionin “Open” se nuk kërkon mbështetjen e amerikanëve për të ardhur në pushtet por vetëm të qytetarëve shqiptarë.

Berisha përsëriti se nga ish-ambasadori Donald Lu i është propozuar që të marrë drejtimin e PD-së pasi ishte larguar nga drejtimi i saj pas vitit 2013.

Berisha më tej theksoi se nuk e heq padinë për shpifje ndaj Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken.

Nuk e kërkoj mbështetjen amerikane. Të garantoj që nuk kërkoj mbështetje nga askush, përveçse nga shqiptarët. Kur më është propozuar nga të tjerë të marrë PD, kanë marrë një “jo” të thatë. Donald Lu, psh.

 Jam rast unik në botë, i dyti, që kam paditur Sekretarin e Shtetit për shpifje. Dhe të them këtu, që do të vazhdojë gjyqi sa të jem gjallë. Edhe po u bëra kryeministër, do të vazhdojë procesi. Ka disa forma, kjo që kam bërë unë është padi për shpifje. Kam paditur në një vend”-tha Berisha.