Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari pretendoi manipulim votash në zgjedhje, Berisha e sfidon: I jap akses të plotë për rinumërim të çdo vote


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi në emisionin “Open” procesin e zgjedhjet e strukturave drejtuese të PD-së si më transparentet dhe më demokratiket.

Ai tha se votat janë ruajtur për këdo që do t’i numërojë.

Berisha ju përgjigj edhe pretendimeve të Evi Kokalarit se ka pasur manipulim votash duke thënë se mekanizimi i vetëm që ka është t’i japë akses në rinumërimin e votave, por sipas tij deri tani nuk ka dalë asnjë njeri që të thotë se kërkova të numëroj votat dhe nuk më lejuan.

Zgjedhja e Kryesisë së PD, çdo votë është projektuar në mur, nëse e keni parasysh. Numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar është bërë para kamerave, me mikrofon në tavolinë, dhe këto janë të gjitha të filmuara. Sa i përket Këshillit Kombëtar, është shumë e vërtetë, kanë ardhur njerëz tek unë e më kanë thënë që “kam qenë i 30 në listë dhe tani nuk jam”. I kam thënë “miku im, zgjidh 3 vetë dhe shko numëro cdo votë”. Edhe sot votat janë ruajtur, për këdo që do t’i numërojë.

Nëse ti pretendon, unë nuk kam asnjë mekanizëm tjetër, vetëm të të jap akses të plotë që të rinumërosh çdo votë. Të gjejë një njeri që thotë “kërkova të numëroj votat, e nuk më lejuan”-theksoi Berisha.