Sali Berisha i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt i cili tha disa ditë më parë se po përçan opozitën.
Berisha e konsideroi Alibeajn si të keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama.
Për përgjigjen e Alibeajt, Berisha tha se teksti ishte i shkruar nga zyra e Endri Fugës. Ndër të tjera, Berisha ka akuzuar edhe ish-kryetarin e degës së PD në Mallakastër, Agron Kapllanajn se ka fituar me kompaninë e tij, para nga inceneratorët.
“Të keqpërdorësh është fatkeqësi. Të keqshfrytëzohesh nga një qeveri në një kohë krize të tmerrshme, në një kohë kur shqiptarët paguajnë ushqimet bazë 7% më shtrenjtë se mesatarja e BE-së, në një kohë kur paguajnë naftën në nivelet më të larta, të keqpërdoresh si pseudoopozitë nga Edi Rama, nuk ka shpifësirë më të keqe se çfarë mund të bëjë një njeri.
Nuk besoj që të ketë ngelur njeri në Shqipëri që nuk ka konstatuar Alibashën nga Taulant Balla. Edhe teksti, është i tëri nga zyra e Fugës. Të keqpërdoresh në këtë fazë në kohë krize. Një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, “Kapllan pallati” ka fituar 97 tendera. Ka fituar para me thasë nga inceneratorët. Njeriu më i afërt në botë i Alibeajt pas të shoqes. Ka marrë para me thes nga inceneratorët. Ti tregon se nuk ke asnjë lloj principi. Si mund të përdoresh si përfaqësues opozite. A ke minimumin e njerëzisë. Qytetarët shqiptarë shkojnë blejnë 30% më lirë se këtu. Albin Kurti është i majtë, por borde nafte dhe ushqimesh nuk ka vendosur. Maqedonia s’ka borde”-deklaroi Berisha.
Menjëherë pas deklaratës ka reaguar Enkelejd Alibeaj, i cili thotë se Berishën nuk e ndihmojnë dot demokratët që i keqpërdor për interesat personale.
Më tej ai thekson se vetëm e vërteta e ndihmon Berishën të gjejë paqe por sipas Alibeajt ky është mision i pamundur si ai për të rrëzuar Edi Ramën duke përçarë demokratët.
“Sali Berisha sa herë gënjen fsheh një hall të madh, të vetin ose të familjarëve të tij. Problemi është që për të zgjidhur këto halle nuk e ndihmoj dot as unë dhe as demokratët që ai i keqpërdor për interesat e tij personale.
Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e shqiptarëve. Janë hallet e pasurisë së familjes së tij biologjike non grata dhe jo ato të varfërisë që ka kapluar shqiptarët. Vetëm e vërteta mund ta ndihmojë Sali Berishën, që së paku të jetë në paqe me ndërgjegjen e vet. Por dhe ky duket mision i pamundur, njësoj si ai për të rrëzuar Edi Ramën duke përçarë demokratët. Sepse Sali Berisha dhe e vërteta, mesa duket, janë bërë dy rrugë që nuk do takohen më gjëkundi”-tha Berisha.