Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kanë përdorur të vdekurit për të vjedhur me inceneratorët, krimi e kapja e shtetit kanë kaluar çdo imagjinatë, koha s’pret më


Presidenti Meta ka reaguar ashpër lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Ai shkruan në Facebook se krimi e kapja e shtetit kanë kapërcyer çdo imagjinatë duke cekur faktin e falsifikimit të firmave të qytetarëve dhe përdorimi i firmave të personave të vdekur prej vitesh për aferën në fjalë.

Meta thekson se lufta e hapur kundër kapjes së shtetit e korrupsionit parandalon falimentimin e vendit.

“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!”, kështu shprehet Meta nëpërmjet një reagimi në Facebook.