Vendosni fjalën kyçe....

Aeroporti Heathrow i kërkon linjave ajrore të ndalojnë shitjen e biletave verore


Aeroporti Heathrow u ka thënë linjave ajrore që të ndalojnë shitjen e biletave verore pasi vendosi një kufi në numrin e pasagjerëve. Një lëvizje kjo që pritet të çojë në më shumë anulime fluturimesh.

Kufiri i ri prej 100,000 pasagjerësh ditorë, që përbën një ulje prej 4,000 pasagjerësh në ditë, do të jetë në fuqi nga e marta deri më 11 shtator, tha aeroporti.

Shefi ekzekutiv i Heathrow, John Holland-Kaye tha në javët e fundit, se numri i pasagjerëve ka tejkaluar rregullisht 100,000, duke çuar në “periudha kur shërbimi bie në një nivel që nuk është i pranueshëm”.

Ai tha se linjat ajrore, operatorët tokësorë të linjave ajrore dhe aeroporti nuk ishin në gjendje të përballonin vëllime kaq të larta.

Pasagjerët janë përballur me radhë të gjata, vonesa, anulime në minutën e fundit, bagazhe të vonuara dhe bagazhe që nuk kanë arritur në fluturime.