Prej tre ditësh flakët kanë përfshirë Malin e Çikës duke djegur sipërfaqe të mëdha pemësh e shkurresh.
Sipas banorëve të zonës, flakët po ecin me shpejtësi të ndihmuara nga era e fortë dhe po i drejtohen Dhërmiut.
Prej tre ditësh forca të shumta zjarrfikësish dhe te emergjencave po përpiqen të vënë nën kontroll flakët po pa sukses.
Terreni i vështirë dhe mungesa e pajisjeve të specializuara e vështirësojnë edhe më shumë shuarjen e flakëve.