Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zhvillon një seancë dëgjimore lidhur për shpalljen e vakancës së Avokatit të Popullit.
Parashikohet të jenë 19 kandidatë nga lista paraprake me 20 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.
Mes kandidatëve përmendim ish-ministrin e Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, avokati Altin Goxhaj dhe ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu.
Të gjithë kandidatët do të kenë 5 minuta kohë për të shpjeguar pozicionin e tyre dhe platformën për udhëheqjen e këtij institucioni.
I pari në radhë është ish-Drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.
Kandidatët:
1.Ahmet Prençi
2.Altin Goxhaj
3.Besim Ndregjoni
4.Bledar Dervishaj
5.Boriana Nikolla
6.Brikena Kasmi
7.Dorian Gjomarkaj
8.Drita Avdyli
9.Endri Papajorgji
10.Ermir Kapedani
11.Erinda Ballanca
12.Evis Fico
13.Ilirjan Rusmali
14.Jordan Daci
15.Jorida Rustemi
16.Laureta Roshi
17.Ledio Braho
18.Lefterije Luzi
19.Sali Shehu