Vendosni fjalën kyçe....

10 muaj në burg për një arkë peshk dhe një celular, ish-zëvendës ministrja Voda lihet e lirë nga GJKKO


Gjykata e Posaçme i ka dhënë lirinë ish-zëvendës ministres së Brendshme Rovena Voda, duke i shuar masën e “arrestit me burg”.

Kjo pasi Voda e ka shlyer dënimin.

Kujtojmë se zv.ministrja e Brendshm u dënua në shkallën e parë me 10 muaj burg, pasi dyshohet se ndikoi për të punësuar një person në administratën shtetërore kundrejt ryshfetit.

Konkretisht, ajo akuzohet se ka marrë ryshfet nga 1 mijë euro nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim një vend pune.

Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Sipas hetimeve, Beu dhe Hasani në bisedat telefonike shprehnin shqetësim se shuma që u kanë dhënë Vodës ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres. Në një tjetër rast i kanë dhënë një arkë me peshk në portin e Durrësit.