Vendosni fjalën kyçe....

Platforma e Altin Goxhajt si Avokat i Popullit: Jam i vetmi që e njoh deri në ADN mekanizmin e kancerit sorosian dhe do ta luftoj


Altin Goxhaj VS George Soros – Grafika nga Avni Delvina

Në Komisionin e Ligjeve ku u prezantuan sot kandidaturat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit, avokati Altin Goxhaj tha se ishte i vetmi për mund të luftonte axhendën e George Sorosit në Shqipëri.

Ai platformën e tij e quajti pikërisht kështu: “Platforma e Avokatit të Popullit kundër Axhendës Soros të Shpopullimit të Shqipërisë!” Goxhaj pretendon se është i duhuri për pozicionin, pasi është i vetmi që e njeh deri në AND-në e tij mekanizmin e sorosian që sipas tij po vret Shqipërinë.

“Platforma ime sot quhet:

Platforma e Avokatit të Popullit kundër Axhendës Soros të Shpopullimit të Shqipërisë!

Sepse në thelb kandidimi im është kandidimi AntiSoros përballë kandidatit që ka caktuar Soros!

Ky është në thelb i gjithë proçesi!

Kjo është edhe e vetmja arsye që sot ju keni lënë veç 5 minuta prezantim për Avokat të Popullit!

Ndërsa po ju, për kandidimin për Komisioner për Avokat të Popullit, në këtë komision në 22 Shkurt latë nga 7 deri në 22 minuta, ndërsa vetë komisionerit Ahmet Premçi i latë plot 8 min prezantim dhe 7 min pyetje-përgjigje!

Ju me këtë 5 minutësh sot keni shkelur çdo ligj, proçedurë dhe etikë duke fyer inteligjencën dhe përgjegjshmërinë shtetërore madje duke e kthyer deri në banalitet,

sepse në fakt edhe veç ky prezantim i vetëm si i imi e trondit me themel Axhendën Soros sepse diskrediton, trondit nga themelet thelbin antishqiptar prej Çubrilloviçi për Shpopullimin dhe zhbërjen e Shqipërisë brenda 2 dekadash.

Unë jam pikërisht Avokati i duhur i Popullit, por edhe i vetëm që mund të përballem me këtë Axhendë AntiShqiptare sepse njoh prej 20 vjetësh deri në ADN-në e tij mekanizmin e kancerit sorosian që po vret Shqipërinë!

Sepse jam edhe diagnostikuesi i parë dhe shterues i tij por edhe di kurën se si ndalon kjo e keqe!

Sepse ajo që po ndodh sot në Shqipëri, që nga shkelja e të drejtave të njeriut e deri tek rrënimi i planifikuar, përshkruhet qartë nga Vaso Çubrilloviç në vitin 1937 në ‘Memorandumi i Dëbimit të Shqiptarëve nga trojet e tyre!’: ‘Ne duhet të mobilizojmë çdo burim të shtetit tonë, që tua nxijmë jetën shqiptarëve derisa në atë pikë sa ata të lodhen, të dorëzohen dhe të ikin vetë nga trojet e tyre’.

Dhe kjo sipas Çubrilloviç, mund të realizohej me sukses duke përdorur çdo zyrtar të shtetit dhe sdms policët për të ushtruar represion 24 orësh ndaj tyre.

Ja kjo po ndodh në Shqipëri me polic dhe gardianë, inspektorë dhe tatimorë, drejtorë dhe kapterrë, zyrtarë dhe banditë, fuksa dhe patronazhistë!

Kjo e bën pozicionin e Avokatit të Popullit me fuqinë që i jep ligji dhe me mënyrën se si unë do ta drejtoj,

të vetmin opsion institucional për ta neutralizuar fuqinë represive të shtetit në kuadër Axhendës Soros sepse mënyra ime e përballjes me çdo polic, inspektor, patronazhist me pushtet dhe çdo fuks mercenar të kësaj Qeverie Kuislinge, do ta dekurajonte këdo mercenar që të zbatonte urdhërat kriminalë për nxirjen e jetës së çdo shqiptari për ti detyruar të largohen nga Shqipëria.”– tha Goxhaj.

Ai deklaroi se do të jetë në çdo komisariat e çdo qeli dhe s’do t’i ndahet askujt që guxon të shkelë të drejtat e njeriut.

“Unë do të jem në çdo komisariat, çdo qeli, çdo shtëpi që prishet, çdo protestë dhe nuk do ti ndahem askujt që guxon dhe shkel të drejtat e njeriut!

Por kandidimi im ka më shumë peshë sepse unë aktualisht jam kandidati që kam mbështetjen e Opozitës, dhe unë de facto në këtë moment jam kandidati i Opozitës, dhe ju e dini mirë se kandidati fitues i Avokatit të Popullit ka qenë ekskluzivitet i Opozitës qysh prej 2005!”- shkruan Goxhaj.

Në mbledhje ai madje bëri edhe deklaratën e fortë se po të jetë ai Avokat i Popullit, nuk do të shkelë këmbë LGBT-je në shkollat e Shqipërisë deri në 18 vjeç duke qenë se kjo është sipas tij një nga axhendat e Sorosit.