Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, deputetët përleshen fizikisht (Video)


Me tensione është shoqëruar seanca plenare e mbrëmjes në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ku po diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos së Bullgarisë për çeljen e negociatave.

Dy deputetë janë përplasur me njëri-tjetrin fizikisht e ësthtë dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë për të ulur gjakrat.

Deputetët që u përplasën janë Martin Kostovski i LSDM-së e Dimitar Apasaievit  të së Majtës, shkruan Alsat.

Prej ditësh Maqedonia e Veriut është përfshirë nga debate të ashpra mes partive politike lidhur me propozimin francez.

VMRO-DPMNE-ja e opozitës e kundërshton propozimin ndërsa LSDM-ja kërkon miratimin e tij, që teorikisht do i hapte rrugën çeljes së negociatave të Shkupit me Brukselin.

Po kështu vendi fqinj është përfshirë nga protesta në rrugë nprej mbështetësve të opozitës që e kundërshtojnë propozimin.