Një qytetar në Fier është ndëshkuar me 25 mijë lekë të reja gjobë pasi është kapur duke hedhur sende nga makina në lëvizje.
Në njoftimin e policisë bëhet më dije se hedhja e sendeve nga mjetet në lëvizje gjobitet nga 25 mijë deri në 100 mijë lekë të reja.
Njoftimi
“Hidhte sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte, ndëshkohet me masë administrative 25.000 lekë. Sipas nenit 15, gërma “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje. Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!”