Vendosni fjalën kyçe....

Autopsia zbulon shkakun e vdekjes së Ivana Trumpit


Zbulohet shkaku i vdekjes së gruas së parë të ish-Presidentit Donald Trump, Ivana Trump.

Sipas rezultateve të autopsisë, Ivana Trump ka humbur jetën nga plagët marra pas një rrëzimi dhe jo nga arresti kardiak, siç u mendua fillimisht.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se nuk “duket të ketë ndonjë kriminalitet” në lidhje me vdekjen e saj. Sipas një deklarate, policia mori një telefonatë për ndihmë të enjten dhe gjetën një “femër 73-vjeçare pa ndjenja dhe të pavetëdijshme”.

Departamenti i Zjarrfikësve i Nju Jorkut tha se iu përgjigj një raporti për një individ që “pësoi arrest kardiak në banesë”. Mirëpo orë më vonë, një zyrtar i lartë i qytetit të Nju Jorkut me njohuri për këtë çështje i tha NBC News se zonja Trump kishte rënë nga shkallët dhe nuk kishte indikacione se ajo ishte shtyrë.

Një tjetër informacion që mbështet rënien aksidentale, erdhi nga “New York Post”. Gazeta shkruan se Zach Erdem, një mik i saj shpjegoi se kohët e fundit Ivana Trump ishte ankuar se kishte probleme me ecjen.

“Ajo kishte dhimbje në këmbë dhe nuk ishte në gjendje as të dilte jashtë.”- tha ai për gazetën amerikane. Hera e fundit që Ivana Trump u fotografua në rrugët e Manhatan-it ishte më 22 qershor.

Ivana është nëna e tre fëmijëve të ish-presidentit Donald Trump: Ivanka, Donald Jr dhe Eric.