Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtoi dy të rinjtë me mjetin lundrues, arrestohet 37-vjeçari në Jalë


37-vjeçari i cili me mjetin e tij lundrues dëmtoi dy pushues në Jalë pasi humbi kontrollin është arrestuar nga policia.

Autoritetet kanë sekuestruar mjetin lundrues.

Policia e ka referuar ngjarjen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Dy të rinjtë pas lëndimit të marrë janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë

Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe për pasojë dëmtoi dy pushues që ishin në breg të detit, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti lundrues tip gomone.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme, në plazhin Jalë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Gj. P., duke drejtuar mjetin lundrues tip gomone, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.