Ky është çasti kur mjeti me të cilin udhëtonin Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha ka shpërthyer në flakë pasi ndaj tij janë qëlluar mbi 60 plumba në atentatin mafioz të ndodhur pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë Krujës.
Një nga vikimat, Vata, ka ndërruar jetë pasi ka dalë nga makina ndërsa dy të tjerët janë djegur brenda makinës.
Krimi i rëndë ndodhi pasditen e sotme. Mes viktimave Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt është emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dyshuar për vrasjen e efektivit Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në Lezhë më 5 dhjetor 2020.
Ai ka qenë gjithashtu i dyshuar për përfshirjen e vrasjes së ish-efektivit Xhelal Reçi në Kurbin, ngjarja e ndodhur më 1 nëntor 2021.
Pak çaste pak atentatit, është gjetur një mjet i djegur në zonën e Larushkut që dyshohet se u përket autorëve.
*Video Credits: Shqiptarja