Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë pas një aksidenti automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vlorë-Orikum ku drejtuesi i një mjeti, 53-vjeçari me iniciale K.M. dyshohet se pasi ka humbur kontrollin ka goditur viktimën i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi
“Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.”