Vendosni fjalën kyçe....

LSI kallëzon në SPAK ministren Ibrahimaj: Ka ndikuar në moshetimin e plotë të krimeve financiare të koncesionarëve të inceneratorëve


Kryetarja e LSI-së deklaroi sot se ka bërë kallëzim shtesë në SPAK për aferën e inceneratorëve duke dërguar dokumente shtesë që sipas saj faktojnë abuzimet e kryera nga kompanitë koncesionare e kompanitë fiktive lidhura me to.

Ajo tha se bëhet fjalë për 3461 faqe dokumente që përfshijnë librat e shitjes dhe të blerjes të 24 kompanive fiktive.

Kryemadhi theksoi se vetëm tre kompanitë koncesionare kanë kryer 30 milionë euro evazion fiskal ndërsa 24 kompanitë fiktive të lidhura me to e çojnë masën e evazionit fiskal në 189 milionë dollarë.

Ajo tha ndër të tjera se e kallëzuar është edhe ministrja e Financave Delina brahimaj.

“Si përgjigje ndaj këtyre fakteve tronditëse të bëra publike, Ministrja e Financave të qeverisë deklaroi në Kuvend se ata i kanë ditur këto kompani fiktive që në vitin 2018. Mirëpo, edhe kur i kanë hetuar këto kompani fiktive, administrata tatimore ka refuzuar t’i hetojë këto kompani që kanë lëshuar fatura fiktive për të mashtruar shtetin, sëbashku me përfituesit real të faturave fiktive. Që janë kompanitë e inceneratorëve, kompania e Klodian Zotos, nënkontraktore e inceneratorëve. Ndaj, sot me shtesën e kallëzimit, i kam kërkuar SPAK të hetojë edhe Ministren e Financave, ish-drejtoreshën e Tatimeve, zonjën Ibrahimaj, për implikimin e saj të drejtpërdrejtë me aferën e inceneratorëve, pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka ndikuar në moshetimin e plotë të këtyre krimeve financiare nga administrata tatimore që ajo ka drejtuar në vitin 2018.Zbardhja e aferës së inceneratorëve nuk është betejë politike për LSI, por është ajo që meriton çdo qytetar i republikës. Ndaj në 27 Maj 2022, në cilësinë e kallëzuesit, i kam dërguar kërkesën e dytë për informacion SPAK në lidhje me statusin juridik të çështjes penale.” – tha Kryemadhi.