Vendosni fjalën kyçe....

Kompania Jones nuk është lider në sigurinë kibernetike në SHBA


Nga Klodian Tomorri

1-Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për rikthimin e sporteleve fizike është pranimi i parë nga ana e qeverisë se Shqipëria Dixhitale nuk është aq e fortë.

2-Qeveria shqiptare ka një marrëveshje me kompaninë Microsoft e quajtur Projekti për Partneritet Strategjik në Teknologjinë e Informacionit, që ka lidhje edhe me sigurinë. Paratë i paguhen Microsoft Albania. Për këtë vit konkretisht janë paguar rreth 1 milionë USD deri tani.

3-Ne fillim të këtij viti, qeveria dhe më pas Parlamenti miratoi një ligj special njësoj si ai i Teatrit, që i jepte të drejtë AKSHI-t të negocionte dhe lidhte një kontratë me kompaninë amerikane Jones Group International për sigurinë kibernetike. Ndonëse u lajmërua me bujë nga qeveria si një grup i madh, (leading USC company thuhet në njoftimin e qeverisë), aftësia e kompanisë se gjeneralit Jones dhe ekspertiza e saj në drejtim të sigurisë kibernetike mbetet e paprovuar. Kjo është një kompani, e cila para kontratës në Shqipëri, ka patur një turnover nga 3-5 milionë dollarë në vit. (Shiko https://www.datanyze.com/…/jones-group…/359405919

4-Vlera dhe kushtet e kontratës janë sekret (punët sekrete janë sporti më i preferuar i AKSHI-t). Pronari i kompanisë, gjenerali Jones ka qenë komandant i dekoruar i NATO-s dhe këshilltar i Obamës për sigurinë. Më vonë edhe lobist.

5-Me turnover 3-5 milionë dollarë në vit, Jones është e pakrahasueshme me emrat si IBM, Microsoft, Oracle, Cisco etj, që kanë turnover nga 50 miliardë dollare e sipër. Shumë larg fjalës leading US company.

6-AKSHI duhet të jetë një nga institucionet me numrin më të madh të kontratave sekrete në botë në Europë, e krahasueshme me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Agjencinë Kombëtare të Sigurisë, CIA-n dhe FBI-n. Qindra milionë euro që xhirojnë në një grusht kompanish shqiptare, disa prej të cilave me lidhje okulte në politike. Norma e fitimit në tenderat e IT-se është e jashtëzakonshme.

8-Tani ka ardhur koha të dekorohet drejtuesja e AKSHI-t dhe kryeministri për të gjitha këto arritje.