Vendosni fjalën kyçe....

Ishte duke notuar në breg, gomonia dëmton të miturin në Vlorë


Një fëmijë 7-vjeçar është dëmtuar nga një gomone në Vlorë teksa ai ishte duke notuar në plazhin e Jonufrës.

Gomonia e dëmtoi të miturin teksa ishte duke notuar në breg.

I mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e gomones.

Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“-njofton policia.