Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë me dije se vatra e zjarrit në afërsi të fshatit Shën Pjetër ish-Komuna Ishëm Durrës, vijon të mbetet aktive.
Vasili thotë se zjarri është në një zonë turistike, ndërkohë që qeveria sipas tij nuk merr masat e duhura por merret me mashtrime, ndërsa zjarrin e lë në mëshirë të fatit.
“Vazhdon edhe në këtë moment zjarri në afërsi të fshatit Shën Pjetër ish-Komuna Ishëm Durrës.
Zjarri është pikërisht pranë një zone turistike bregdetare shumë të frekuentuar dhe ka prekur edhe pyllin aty pranë.
Qeveria merret me fjalime dhe mashtrime ndërsa zjarret janë në mëshirë të fatit”-ka shkruar Vasili.