Vendosni fjalën kyçe....

Guardia di Finanza në ndjekje të gomones, dyshohet se ishte nisur nga brigjet greke, në drejtim të Malit të Zi


Guardia di Finanza është duke kryer një operacion në brigjet e Vlorës. Mësohet se tashmë prej rreth dy orë, GdF është vënë në ndjekje të një mjeti lundrues në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.

Sipas raportimeve tashmë kanë ngritur edhe helikopterin ndërsa ndjekja e mjetit lundrues vijon në det të hapur pasi dyshohet se ka drogë.

Raportimet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se mjeti lundrues vinte nga Greqia.