Vendosni fjalën kyçe....

Rrjeti i dyshuar i spiunazhit në shërbim të Iranit, kontrollohen banesa në Kurbin. Lezhë e Fushë Krujë, merren në pyetje 11 persona


Prokuroria Speciale ka ushtruar kontrolle në disa banesa në operacionin për gjetjen e kapjen e personave të dyshuar për spiunazh e veprimtari terroriste kundër Organizatës Muxhahedine Popullore të Iranit (MEK).

Përveç kontrollit të banesave në Kurbin, Lezhë e Fushë Krujë, janë marrë në pyetje 11 persona, përfshirë ish-anëtarë të MEK-ut, shkruan Shqiptarja.

Gjatë kontrolleve janë gjetur laptopë e telefona që do verifikohen nëse përmbajnë të dhëna që mund t’i shërbejnë hetimit.

Sipas SPAK-ut, personat që janë vënë nën hetim në Shqipëri dyshohet se kanë qenë të rekrutuar nga Ministria e Brendshme e Iranit për të dëmtuar muxhahedinët iranianë të strehuar në kampin e Manzës.

Në rrjetin e dyshuar të spiunazhit dyshohet se ka edhe shtetas shqiptarë ndërsa sipas prokurorisë të dyshuarit po mbahen nën mbikëqyrje nga anti-terrori e agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Deri tani 20 ish-anëtarë të MEK-ut janë vënë nën hetim nga SPAK e një pjesë e tyre kanë qenë nën vëzhgim prej tre vitesh.

Hassan Heyrani, dyshohet si drejtues i ish-anëtarëve të MEK