Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet për herë të katër gjyqi ndaj mjekut Edvin Prifti, prokurori i SPAK-ut mungoi sërish


Gjyqi ndaj mjekut Edvin Prifti është shtyrë për herën e katërt.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku i cili thotë se arsyeja e shtyrjes ka qenë mungesa e Prokurorit të SPAK.

Prifti thotë se mungesa për herë të katërt e prokurorit është një gur prove për mosvërtetësinëe e akuzave ndaj tij.

Prej një viti e gjysmë Priftit nuk i lejohet të ushtrojë profesionin e mjekut dhe procesi gjyqësor vijon të shtyhet.

Mjeku thotë se Prokurori i çështjes kishte rënë dakord vetë për datën pas 3 herësh që nuk mundej dhe sërish nuk u paraqit në gjykatë.

Postimi i plotë:

Këto kohet e fundit u mësuam me grevën e avokateve por për mua ishte ndryshe, pikërisht u gjenda prej muajsh nen “greven” ose me mire mosparaqitjen e prokurorit ne gjykate. Sot një dite tejet interesante dhe një gur prove për mos vërtetësinë e fabulës intrigante te thurur ndaj meje. 

Sot gjyqi anulohet për here te katërt pasi përfaqësuesi i SPAK nuk është i pranishëm, tregues evident i mos përballjes me provat dhe te vërtetën. Seanca kishte te bënte me konfrontimin me prova dhe ekspertize kontabël te cilat vërtetojnë te vërteten time dhe jo çka është vjellur me dashje apo pa dashje ne emrin tim. Prokurori i çështjes qe vete kishte rene dakord për datën pas 3 herësh qe nuk paraqitej sot çuditërisht nuk ishte prape i pranishëm. 

Nuk e besoja qe pas një viti e gjysmë denigrimi, njëanshmërie, shkatërrimi te emrit dhe individit, persekutimi, shpalosjes se intrigave dhe fabulave shkallmuese anadollake, te mos evidentohet as kurajua me e vogël e përballjes me te vërtetën. Çdo njeri mund te hetohet pasi dyshimi është plotësisht brenda te drejtës dhe ligjit, por mos përballja, mos qasja ndaj te vërtetave dhe provave dhe për me tepër fshehja e tyre nga institucionet shtetërore ka një emër tjetër. Unë kam qene ne dispozicion dhe ne çdo kohe jam përballur bile edhe ne momentet me te vështira. Por frika ndaj përballjes mbetet një atribut i te dobëtit ose atij qe ka gabim!

Është e çuditshme qe institucioni ne fjale te jete kaq i njëanshëm kur edhe pse nen një dyshim minimal nuk pati asnjë hezitim te përbalte emrin, reputacionin dhe sakrificat e një qytetari, te shkelte ligjin sa here, dhe ndërkohë nuk analizon pikërisht provat dhe faktet qe heqin këto dyshime.

Le qe ç ‘them ne mënyrë retorike?! Media identifikoi fshehjen e provave ndaj meje te cilat dolën fare rastësisht mbase nga ndonjë gabim aftësish ne një çështje tjetër.

Dum spiru spero (sa kam fryme shpresoj).