Aktivistja Evi Kokalari ka publikuar një njoftim në rrjetet sociale, ku kërkon sugjerime për kandidatë konservatorë për drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
“Ju lutem nëse njihni një të ri me pikepamje të djathta dhe nën moshën 35 vjeç, më kontaktoni privatisht.
Jemi duke kërkuar kandidatë konservator për Kryetar të FRPD.”– shkruan Kokalari në “Facebook”.
Ky reagim i saj vjen disa ditë pasi FRPD ka hapur garën për zgjedhjet e lidershipit të ri.
Afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik 2022 ndërsa kryetari i ri i forumit pritet të zgjidhet brenda 2 tetorit. Kujtojmë se Kokalari prej muajsh ka qenë në një përplasje në distancë me kreun aktual të FRPD-së Belind Këlliçin, të cilin e ka akuzuar për manipulim, lobim dhe orientim të votës për postet drejtuese në PD.