Vendosni fjalën kyçe....

“Agim i ri dhe rrugë e re”- Meta thirrje për referendum nga selia e LSI-së


Ish-presidenti Ilir Meta, një ditë pas dorëzimit të detyrës ka dalë në një Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, partia që ai themeloi.

Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik,. Një ditë e re një agim i ri edhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI-së edhe sepse jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politike për të shpëtuar integrimin evropian që mbahet peng nga PS. Falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni që kleptokracia humbi ato mandate. Falë atij rrotacioni Shqipëria firmosi marrëveshjen e  Stabilizim-Asociimit, të cilin Serbia dhe Mali i Zi i kanë çelur më pas.

Dhe i hapën tani dhe ne shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociatiat, duke treguar gjithë seriozitetin dhe përkushtimin. Duke treguar se e urrejnë zgjedhjet, urrejnë meritokracinë, pluralizmin politik, median e lirë dhe të pavarur.

Erdha këtu jo vetëm për të treguar se jam shumë krenar për atë lëvizje politike që krijova, që jo vetëm i dha vendit stabilitet dhe jo vetëm kaq por edhe liberalizimin e vizave në vitin 2009 me PD-në dhe padyshim ka meritat e saj për marrjen e statusit kandidat. Për çdo gjë LSI për të përshpetuar integrimin europian të vendit por ky nuk ishte vullneti jo vetëm i lidershipit të PS por prej kohësh dhe lidershipit të PD-së që në mënyrë të qëllimtë projektuan djegien e mandateve për të lehtësuar kapjen e shtetit. Këtë s’mund ta bënin pa futur në grackë edhe LSI-në e cila doli jashtë funksionit të saj duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e një shtojce të vetëdijshme e regjimit, që ishte PD e Lulzim Bashës. Që çdo gjë e kishte mirë programuar me Edi Ramën. Jam këtu për t’i falënderuar mbështetësit e LSI për të gjithë angazhimet e tyre të mëparshme. Kam besim në angazhimin dhe përkushtimin e tyre edhe në të ardhmen. 

Kemi një ndryshim të rrethanave historike nga momenti që u krijua LSI. Dhe nuk është tani një forcat politike që mund të ndryshojë fatet e vendit, siç ishte momenti i krijimit të LSI kur zgjidhte ngërçin dhe krizat politike nga dy partitë e mëdha. Tani ka ardhur momenti për një transformim totalisht të sistemit në vend dhe që populli i jashtëzakonshëm i 2 Marsit të rrisë dhe krijojë referendumin si e vetmja mënyrë që të vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme. Jam absolutisht i bindur që referedumi që i ka munguar popullit të Shqipërisë që nga viti 1998 dhe referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që i ngulin thika pas shpine në mënyrë sistematike edhe shtetësisë së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ata janë.”- tha Meta.

“Do jap llogari për këto 5 vite punë”

Meta tha gjithashtu se do japë llogari për 5 vitet e tij në krye të Shtetit.

Ai kujtoi se nëse u bë president u bë pikërisht falë LSI-së dhe e ka për detyrë të japë llogari.

“Në fjalën e time do e nis me një llogaridhënie të këtyre 5 viteve. Nuk i shmangem llogaridhënies, pasi është detyrë parësore e i një politikani të ndërgjegjshëm. Nëse u bëra president i bëra për shkak të LSI. Për shkak të peshës së jashtëzakonshme. E kam për detyrë të jap llogari.”– tha Meta.

Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së

Meta është pyetur nga gazetarët në Konferencën e sotme për Mediet nëse do të rimarrë drejtimin e LSI-së.

Por ai e mohoi këtë.

“Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në vend. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit. Ky triumf është: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.”– u përgjigj Meta.

Po ashtu ai hodhi poshtë dhe opsionin e krijimit të një partie të re, pasi u përgjigj: ”Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendum do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë.”

“Nuk jam në garë me Berishën, as kam qenë me Lulushin”

Ish-Presidenti i vendit është pyetur përsëri nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me kreun e PD-së Sali Berisha, për t’u bashkuar në frontin opozitar.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se do bashkëpunojë me çdo shqiptar të ndershëm ndërsa theksoi se nuk është në garë as me Sali Berishën dhe as ka qenë me Lulzim Bashën. Ndërsa këmbënguli në rëndësinë e referendumit.

“Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat. Nuk jam në garë me Berishën, nuk kam qenë as me Lulushin.

Kam që në 2 mars që i pres të gjithë të bashkohem për t’i dhënë fuqinë popullit shqiptar. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi, është primarja. Është vënë në pikëpyetje ekzistenca e këtij shteti.”- tha Meta.

Si ndiheni tani pa pushtet?

“Si ndiheni që tani që nuk keni pushtet, s’keni pushtet?”- ishte pyetja tjetër që iu drejtua.

Por Meta u përgjigj se pushteti më i madh që dëshriron t’i japë vetes është ai i partisë së referendumit.

“Kam pushtet të jashtëzakonshëm, e kam të vështirë të dal në rrugë se harxhoj kohë me takimet. Pushteti më i madh që dua t’i jap vetes është pushteti i partisë së referendumit. Ua kam lënë të gjitha bashkitë e qeveritë, dua vetëm referendumin, do e arrijmë shumë shpejt.”– u përgjigj ai.