Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, çohet për gjykim dosja


Prokuroria e Elbasanit ka çuar për gjykim çështjen e vrasjes së Pjetrin Xhuvanit më 21 prill 2021, ngjarje e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, aktivist i PS-së e mbajtës i disa posteve zyrtare vitet e shkuara.

Dy-ish.zv. drejtorët e Policisë, Niko Palla e Albert Nushi si dhe gjashtë efektivë të repartit ‘Shqiponja’ akuzohen për shpërdorim detyre.

Ndërkohë hetimet vijojnë ende për Kelmend Xhaferin i cili akuzohet për vrasje si dhe për efektivin e policisë Riza Mujaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Ngjarja ndodhi më 21 prill ku përveç Xhuvanit, i cili hubi jetën, u plagosën Eltjon Bodinaku 32 vjeç, Emiljan Prenga, 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.

Paplekaj u dorëzua pak pas ngjarjes. Ai ishte pjesë e një grupi të ngritur nga PD-ja për ruajtjen e votës. Paplekaj e anëtarë të tjerë të grupit u përplasën me Xhuvanin dhe disa persona duke i akuzuar këta të fundit për blerje vote.

Pas ngjarjes drejtori i atëhershëm i policisë Ardi Veliu dhe prokurori Alfred Shehu deklaruan një ditë pas ngjarjes së në mjetin e Mehmet Grecës, ku PD akuzonte se kishte materiale zgjedhore, nuk ishte gjetur asgjë.

Gjë që rezultoi mashtrim pasi në një nga seancat gjyqësore pak pas ngjarjes u raportua se në makinë ishin gjetur fotokopje kartash identiteti, një listë me emra, një bllok pagesash, formularë patronazhi e disa fletëpalosje të PS-së.