Katër efektivë policie janë pezulluar nga shërbimi pasi janë nën hetim nga prokuroria.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndëshkuar në mënyrë jo proporcionale drejtuesit e mjeteve për shkeljet në rrugë si dhe kanë falsifikuar të dhënat e radarit për të shmangur ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve.
Efektivët e pezulluar janë Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa e Endri Kasaj ndërsa Medin Canaj ishte larguar nga policia më 10 maj 2022.
Po kështu disa prej tyre akuzohen se kanë njoftuar persona të ndryshëm që ofrojnë shërbim taksi ose furgonë pasagjerësh në Vlorë që të largohen duke u shpëtuar kontrolleve.
Për 31-vjeçarin Medin Çanaj, i larguar nga policia më 10 maj 2020, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën detyrim paraqitjeje ndërsa katër të tjerët janë pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.