Vendosni fjalën kyçe....

“Politikani i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit”-Reagon Tedi Blushi: Latë nam me patronazhistët e sotëm, Autoriteti të publikojë dosjen


Zëdhënësi i ish-presidentit Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-sigurimit të shtetit se një politikan i lartë I.M figuron bashkëpunëtor në dosjet.

Blushi shkruan se Autoriteti i kërkon Kuvendit që të ndryshoje ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit” një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë dhe se politikani i lartë është përpjekur të fshehë verifikimet.

Ish-zëdhënësi i presidencës i ka bërë thirrje Autoritetit të Dosjeve të publikojë çdo informacion apo dosje të ish-sigurimit të shtetit.

Ha Ha Ha… Autoriteti i Dosjeve u kujtua t’i kërkojë Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, se gjoja një politikan i nivelit të lartë I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe qenka përpjekur për t’u fshehur nga verifikimet dhe për këtë u dashka bërë një ligj i veçantë.

Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë (kujtoni letrën e fundit të Presidentit të Republikës për të gjithë deputetët).

Latë nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni merakun e “patronazhistëve” të komunizmit”

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve të hapë që sot dhe të bëjë publike çdo dosje dhe informacion të sigurimit të shtetit dhe gjithçka tjetër, përfshirë edhe procesverbalet e organizatës së rinisë të asaj kohe! Jetojmë në kohën e “pavarësisë” së institucioneve, por edhe të TRANSPARENCËS, që nuk do të ndalet”, shkroi Tedi Blushi.