Prokuroria e Durrësit ka marrë si të pandehur ish- drejtuesin e prokurorisë së Tiranës Petrit Fushën, pasi sipas “News 24” akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Fillimisht dosja ishte në SPAK më pas u kalua në kompetencë të Prokurorisë së Durrësit.
Kujtojmë se Petrit Fusha është prokurori që mbylli çështjen e vdekjes së Ardit Gjoklajt, për të cilën ishte i akuzuar dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës dha dorëheqjen në shkurt të 2019-ës, pak para se t’i nënshtrohej Vettingut, pasi u njoh me rezultatet e hetimit 1-vjeçar kundër tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Fusha dhe Veliaj janë fotografuar teksa takoheshin në një lokal të Tiranës, gjatë kohës kur kryebashkiaku ishte nën hetim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.