Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Më latë vetëm për 5 vite kur po mbroja Kushtetutën, Rama paguan mirë që opozita të flejë


Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ, Ilir Meta anëtarëve të Partisë së Lirisë se “Beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar.”

Meta u kujtoi anëtarëve të partisë se “pa dashje” e lanë vetëm ndërsa ai kishte si mision që të mbronte Kushtetutën e vendit.

Ndërsa “ata të tjerët” sipas tij e lanë vetëm me qëllim, pasi kreu i qeverisë sipas tij di ta mbajë mirë opozitën të heshtur.

“Ata që mendojnë se kanë denoncuar, po çfarë i ka gjetur këta? Mesazhi duhet të jetë i qartë, beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar. Të paktën për mua. 

Ju pa dashjen tuaj më latë vetëm kur po mbroja Kushtetutën. Paguan mirë Rama që opozita të flejë mirë. Kurse ata të tjerët më lanë vetëm me qëllim. Kur ishte për t’i rënë Tahirit i binin Beqes. Vazhdon akoma ka një pjesë të opozitës që kakarin sipas porosive që merr ai për të shfokusuar popullin, opozitën. S’kemi garë me njeri ne, e kemi kundër korrupsionit. Do të provomohen më shumë ata që do të dalin në ballë të kësaj lufte me investigime, kërkime, të vërteta.”- tha Meta.