Vendosni fjalën kyçe....

“Politikani me inicialet I.M me dosje”- Nikolla pas letrës së Autoritetit të Dosjeve: Rast tronditës, duhet të reagojmë


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dalë në një deklaratë për mediat pas letrës informuese nga ana e Autoritetit të Dosjeve, ku vihej në dijeni se një politikan me inicialet I.M figuron me dosje në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Edhe pse në media është zbuluar letra e Autoritetit të Dosjes ku zbulohet se politikani i përmendur është presidenti Ilir Meta, zonja Nikolla nuk e konfirmoi këtë.

Megjithatë ajo e cilësoi ngjarjen si një rast tronditës.

“Autoriteti i Dosjeve flet për një politikan të lartë me inicialet I.M që ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër, ku më vë në dijeni përfshirjen e këtij politikani dhe kërkon ndërhyrje për veprime. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër ndaj kam thirrur kryetarët e grupeve, kryetarët e komisionit të ligjeve, që i kam informuar mbi letrën e Autoritetit.

Dua të falënderoj Autoritetin e Dosjeve për hetimin e pavarur dhe kurajon e adresimit të këtij rasti. Në respekt të ligjit s’mund të flas më shumë në këtë fazë.”- tha Nikolla.