Vendosni fjalën kyçe....

Gledis Nano shkarkon Tonin Vocaj nga Policia Kriminale dhe emëron Nallbatin, Berisha parajmëroi ndryshimet nga qytetari digjital


 Tonin Vocaj (majtas) Neritan Nallbati (djathtas)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Në vend të Vocajt është emëruar Neritan Nallbati, deri më tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Tonin Vocaj tashmë është emëruar si zv/drejtor i policisë duke i zënë vendin Albert Dervishaj i cili do të transferohet në Akademinë e Policisë.

Por vetëm 10 orë më parë nëpërmjet një denoncimi Sali Berisha paralajmëroi lëvizjen në kupolën e policisë duke thënë se Nallbani do promovohej.

Neritan Nallbati alias Xibraka emërohet drejtor i policisë kriminale!

Shpërblehet për tonelatat e kokainës që kaluan nga porti i Durrësit. Është ish-drejtori i policisë së Elbasanit në rastin e Xibrakes. U përjashtua nga policia në vitin 2003 për bashkëpunim me grupin terrorist të Hakmarrjes për Drejtësi”-shkruan Berisha duke shpërndarë denoncimin e qytetarit digjital.