Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj mesazh për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së: Mezi pres të punoj nga afër


Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka publikuar një mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

“28 korrik 1922 – 28 korrik 2022/ 100 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

100 vjet bashkëpunim miqësor dhe partneritet i ngushtë i dy aleatëve në #NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Mezi pres të punoj nga afër në përmirësimin e bashkëpunimit tonë bazuar në Deklaratën e Partneritetit Strategjik.”- shkruan ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme Begaj u takua me ambasadoren amerikane në Tiranë, zonjën Yuri Kim. Ai u shpreh se ky takim i hap rrugë angazhimit në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.