Vendosni fjalën kyçe....

100 vjet marrëdhënie/ Mesazhi i Metës: Shqipëria e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA-ve për të mbrojtur vlerat e lirisë


Ish-presidenti Ilir Meta ka publikuar nnjë mesazh urimi për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Meta shkruan se Shqipëria është e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA, për të ruajtur, mbrojtur dhe forcuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor

“Në këtë ditë të shënuar, të një shekulli marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes, partneritetit strategjik dhe miqësisë tonë të bekuar!

Në këtë 100-vjetor të parë, Shqipëria është e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA, për të ruajtur, mbrojtur dhe forcuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor.
Mirënjohje edhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa reshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.
Gëzuar! Edhe 100!”– shkruan Meta.

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.