Të gjithë në një moment të jetës mund të kenë një çast grindjeje me fqinjët.
Por kur bëhet fjalë për ish-portierin ndërkombëtar Jens Lehmann, ngjarja merr një dimension krejtësisht të ri.
Ish-portieri gjerman sipas gaetës “Bild” ka humbur durimin dhe ka marrë një sharrë elektrike për të shkatërruar garazhin e sapondërtuar nga fqinji i tij.
Dhe ky ishte vetëm kulmi i një mosmarrëveshjeje njëvjeçare mes ish-portierit dhe fqinjit.
Lehmann pretendon se fqinji kishte ndërtuar një garazh të ri, duke i zënë pamjen nga liqeni Starnberg. Ish-futbollisti gjerman ka një pronë në liqenin Starnberg prej 15 vitesh. Por garazhi i ri i fqinjit nuk e lejonte të shijonte bukuritë e liqenit, dhe ai mori sharrën elektrike si dhe fiku një kamerë sigurie në mënyrë që të mos zbulohej. Policia thuhet se po heton mbi incidentin.