Me vota të shumicës socialiste, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Dekreti për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit dhe emërimi në vend të tij i Belinda Ballukut ka marrë 76 vota pro dhe 32 vota kundër.
Gjithashtu u votua edhe emërimi në detyrë i Majlinda Dhukut si Ministre Shteti dhe kryenegociatore.
Në seancë plenare morën pjesë 108 deputetë.