Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Parlamenti përdoret si noter nga qeveria, Autoriteti i Dosjeve po shfrytëzohet për luftën politike të Ramës


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për mediat jashtë godinës së Kuvendit pasi ky i fundit me votat të mazhorancës votoi 3 dekretet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Tabaku kritikoi drejtuesen e Kuvendit, Lindita Nikolla për rrëzimin e kërkesës për mocionin me debat lidhur me këto ndryshime nga ana e kryeministrit Rama, duke theksuar se kanë frikë nga akuzat mbi inceneratorët.

Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm. A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë. E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike. Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike. Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin. Ashtu siç dinë të bëjnë e përdorin Parlamentin si noter”, tha Tabaku.