Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Qeveria ka për qëllim shpopullimin e vendit, në 7 vitet e fundit janë larguar 744 mijë qytetarë


Ish-kryeministri Sali Berisha i ndodhur në Mirditë me mbështetës të Partisë Demokraike ku ndodhet akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se kanë për qëllim shpopullimin e vendit.

Duke ju referuar raporteve të Eurostat, Berisha tha se në 7 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 744 mijë qytetarë, ose 26% e popullsisë së vendit.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo qeverie, e cila në shumë qëndrime është kryekëput anti-shqiptare. Ju jeni njerëz të mençur dhe a e keni dëgjuar njëherë këtë njeri të shprehë një shqetësim se varfëria po rritet, se vendi po shkretohet nga njerëzit, se çmimet po shkojnë në qiell, se fermerët po falimentojnë, se rinia po ikën masivisht. Për çdo gjë, ky ka një justifikim, i cili në thelb abuzohet në mendimin e tij zhvlerësues, përçmues ndaj problemit të qytetarëve. Çfarë ka ndodhur me ne? Gjatë këtyre 7 viteve nga 2014 deri në 2021 del statistika e Eurostat. Më i sakti që ekziston. Nga Shqipëria thotë Eurostati janë larguar 744 mijë qytetarë. Largime të mëdha të tilla ndodhin në luftëra civile, por edhe në to nuk largohen kaq shumë. Kur luftojnë dy palë, njëra palë ikën dhe ajo që humbet ikën thotë s’do jetoj me të. Po të marrësh statistika të vendeve që kanë kaluar lufta civile, kanë humbur 10%, 15% por jo 26% të popullatës, krahasuar me shifrat e 2014.

Nga viti 2010 deri në vitin 2013, deri me largimin e qeverisë nga pushteti, në Gjermani kanë kërkuar azil gjithsej 413 shqiptarë. Këtu kam një grafik që tregon se popullsia në Shqipëri (grafik i prodhuar nga Instat) që drejtohet nga Edi Rama, popullata në Shqipëri është rritur progresivisht, sepse vendi u bë me shpresë, ndërsa nga 2014 filloi rënia”-deklaroi Berisha.