Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.
Kokoneshi është akuzuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike se dyshohet se ka qenë i arrestuar për trafik qeniesh njerëzore gjatë periudhës ku ka qëndruar në Itali.
Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm. Më herët ishte një grup deputetësh të PD, që bazuar në një deklaratë publike të ish-kryetarit të PS në Divjakë, i kërkuan Prokurorit të Përgjithshëm të hetonte kryebashkiakun e Divjakës.