Një zjarr i madh në Mimia në Berat ka djegur rreth 200 rrënjë ullinj, 30 rrënjë fiq dhe 40 ha sipërfaqe me ferra e shkurre.
Zjarri dyshohet se u vu nga një banor i lagjes Uznovë që digjte grerëzat në pemë
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sipërfaqe të mëdha me ullinj, fiq e shkurre në Mimias, disa kilometra larg lagjes periferike Uznovë në Berat.
Forca të shumta zjarrfikëse në zonë kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të vënë në kontroll zjarrin, ndërkohë që puna vijon ende pasi në të gjithë territorin ka vatra të nxehta akoma.
Zjarri mori përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era e temperaturat e larta.