Vendosni fjalën kyçe....

Pronarja e banesës me qira ku ndodhi krimi në Elbasan: Sot viktima do ikte nga këtu, kishte marrë urdhër mbrojtjeje


Të tjera detaje zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pas mesnatës së djeshme në Elbasan.

E zonja e shtëpisë ku jetonte me qira çifti i bashkëjetuesve ku ndodhi krimi në familje, ka treguar se vetëm pak ditë më parë e ndjera Jetlira Elezi e kishte denoncuar bashkëjetuesin Ramis Mici në polici.

“Ramë gjumë mbrëmë, nuk patëm asnjë problem asgjë. Ai ishte me qira, Kishte muaj e gjysmë këtu. Kur erdhi, erdhi vetëm. Pastaj pruri zonjën. Kjo është zonja ime tha. Pas disa ditësh patën një problem, erdhi policia. Hape derën.

Më tha ke një Ramis Mici këtu me qira, hape derën tha. Kishte vajtur atje kjo ishte ankuar. E morën ikën. Pas tre katër ditësh, mbrëmë ne ramë gjumë. Nuk e pashë mirë orën se isha përgjumësh. Kur u ngrita kisha rrahjet e zemrës shumë të larta. I thirra tim shoqi, ai nuk dëgjonte. Qëndrova çerek ore, i thashë doli Ramisi përplasi portën, unë u tremba se u përplas shumë. U ngrita. I thashë drita e kësaj zonjës qenka e ndezur.

Ajo drita më bëri shkak që unë u ngrita. Pashë dera e Ramisit, hapur, dera e saj hapur. Pa burri në cep. Tha ajo qenka shtrirë. Pastaj lajmërova policinë. Kaq di. Erdhi policia dhe bëri punën e vet. Nuk dimë gjë.”– u shpreh ajo.

Pronarja e banesës ku çifti i 37-vjeçarëve jetonin me qira, tregoi se zonja Elezi do të largohej sot nga banesa pasi ishte me urdhër mbrojtje.

 Gruaja tregoi dhe bisedën e fundit që kishte pasur me të.

“Më pas erdhi policia, aty mësova se kishte marrë urdhër mbrojtjeje. Më tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë. Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte.”– tha ajo.