Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i nxjerr videon Ramës kur thoshte se: “Nuk do festojmë dhe as do hedhim fishekzjarre për negociatat”


Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një video të vjetër të kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që ai mbante një fjalim në Parlament.

Rama këmbëngulte se kur të nisin aspiratat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nuk do të shpërthenin fishekzjarre si kundërshtarët politik. 

“Kur të marrim statusin ne nuk do të festojmë, as do hedhim fishekzjarre si paria e vitit ’36 siç ka ndodhur deri dje, se në fakt asaj parie ia keni pasur gjithmonë zilinë dhe asaj parie jeni munduar t’i ngjani.”– shprehej Rama.

Këtë deklaratë Rama duket se e ka harruar pasi me 28 korrik në sheshin “Skënderbej”, festimet dhe fishekzjarret nuk munguan në koncertin e organizuar pikërisht me rastin e hapjes së negociatave me BE por dhe në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Berisha e ironizon Ramën me fjalët: “Kësaj i thonë ç’më duhet mua se çfarë kam thënë unë”.