Vendosni fjalën kyçe....

Po xhironin një videoklip muzikor, 8 modele në Afrikë përdhunohen nga 17 burra me kapuç që i kërcënuan me armë


Tetë modele janë përdhunuar në grup gjatë xhirimit të një video muzikore pasi 17 burra me kapuç u shfaqën papritur duke gjuajtur me armë në ajër.

Grupi kishte incizuar një video muzikore ungjillore në një minierë të braktisur në provincën Gauteng, Afrika e Jugut.

Siç shkruan “The Sun”, viktimat u përpoqën të iknin, por u ndaluan nga të shtënat në ajër. Më pas ato u detyruan të shtriheshin ndërsa një grup burrash që mbanin kapuç u afruan. Banda u mori telefonat e tyre celularë, bizhuteritë, çantat, paratë e gatshme dhe pajisjet e xhirimit përpara se t’i merrnin modelet me radhë dhe t’i përdhunonte 10 herë secili.

Mediet raportojnë se viktimat u përdhunuan 32 herë në total përpara se të arrinte policia e Afrikës së Jugut.

Policët hynë në një përleshje me armë ku u vranë dy minatorë dhe u plagos një tjetër, sipas Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kundërvajtjet Seksuale. Pas shkëmbimit të zjarrit u arrestuan 65 minatorë “të paligjshëm”.

Zëdhënësja e policisë Brenda Muridil tha se ekuipazhi prej 22 personash – 12 gra dhe 10 burra – po filmonin një video muzikore kur u sulmuan nga një grup burrash të armatosur. Besohet se modelet kishin ardhur nga Johanesburgu aty pranë pasi ishin punësuar për një ditë.

Policët gjetën armë zjarri pa leje, eksplozivë dhe sende që u përkisnin viktimave.

Thuhet se burrat janë anëtarë të një bande të quajtur Zama Zama, e cila njihet për terrorizimin, përdhunimin dhe grabitjen e banorëve vendas.