Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Spanjës viziton Tiranën, Rama pret Sanchez në kryeministri


Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni zyrtare, homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez në kryeministri.

Sipas protokollit zyrtar të dy kryeministrat ndoqën ceremoninë dhe më pas u zhvendosën në brendësi të selisë qeveritare.

Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.